VIDEO>>

Sunday, February 24, 2013

One more reason to say no smoking VIDEO


Kliko me posht per te par pasojat e pirjes se duhanit VIDEO





Ndalimi i duhan pirjes në ambientet publike ka ndikuar në reduktimin e numrit të lindjeve të parakohshme në disa vende të Europës Perëndimore ku ligji anti-duhan është në zbatim

Kështu vlerësoi një studim shkencor i kryer në Belgjikë, i pari që gjen një lidhje të qartë midis duhan pirjes dhe problemeve në mbartjen e një shtatzënie të suksesshme.

Kërkimi, i udhëhequr nga doktori Tim Navrot, i Universitetit të Haselt në Belgjikë, analizoi të dhënat e 606 877 foshnjave, të lindura nga 24-44 javë, midis viteve 2002-2011.

Lindjet e parakohshme u konsideruan të gjithë ato lindje të ndodhura përpara javës së 37 të shtatzënisë (8 muaj e një javë).


Studimi zbuloi se numri i lindjeve të parakohshme pësonte një reduktim gradual, menjëherë pas datave që hynte në fuqi zbatimi i njërës prej fazave të ligjit anti-duhan.

Në krahasim me mesataren kombëtare të lindjeve të parakohshme, pas 1 janarit 2007 u regjistrua një rënie prej 3,13% e lindjeve përpara muajit të nëntë, ndërsa pas janarit 2010, edhe një rënie e mëtejshme me 2,65%.

Duhan pirja është një prej faktorëve që ndikojnë në një lindje të parakohshme. Faktorë të tjerë të rëndësishëm janë mosha e nënës, probleme të ndryshme fizike gjatë kohës së shtatzënisë, ndotja e ajrit dhe statusi socioekonomik.

No comments:

Post a Comment